
Nezir Kraki, ligjërues i politikave të BE-së në Paris, ka deklaruar se një Qeveri me shumicë të thjeshtë prej 61 deputetësh nuk shkon aspak në interes të shtetit.
Sipas tij, krejt kjo mund të ndodh për dy arsye: e para, kjo Qeveri nuk pritet të ketë jetëgjatësi për shkak edhe të varjes nga Lista Serbe; dhe e dyta, ia pamundëson kryeministrit të ardhshëm të kryejë projekte të mëdha në interes të vendit.
Për Kosovën në këto momente do të ishte shumë më e mirë një Qeveri me shumicë shqiptare e krijuar nga LVV-ja dhe LAA-ja sesa një Qeveri me 61 deputetë dhe e varur nga Lista Serbe.
Kështu ka thënë në një intervistë dhënë gazetës “Zëri” ligjëruesi i politikave të BE-së në Paris Nezir Kraki.
Ai ka shtuar se do të ishte anormale që fati i institucioneve të shtetit të varet nga një grup i deputetëve serbë, të cilët dihet qartazi çfarë qëllimesh kanë dhe prej kujt dirigjohen.
Më tutje Kraki ka thënë se nëse koalicioni PAN dështon në formimin e Qeverisë, presidenti është i detyruar me Kushtetutë që herën e dytë mandatarin t’ia kalojë Lëvizjes “Vetëvendosje”.
Lexo edhe këtë në Insajderi:
KOLEGJI UNIVERSUM, I VETMI PA ASNJE PROGRAM TË SUSPENDUAR NGA AKREDITIMI