Qeveria kërkon dënim maksimal për të dyshuarit e vrasjes së 18-vjeçares

Qeveria kërkon dënim maksimal për të dyshuarit e vrasjes së 18-vjeçares

Qeveria e Kosovës ka kërkuar dënimin maksimal për pesonat e përfshirë në vrasjen e 18-vjeçares M.O., të dielën në Ferizaj, njofton Insajderi.com.

Në një konferencë të përbashkët për media, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ai i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, janë shprehur të shqetësuar për rastin, duke thënë se janë të vëmendshëm ndaj situatës.

Haxhiu ka thënë se për shkak të mentalitetit patriarkal burrat mendojnë që janë pronar të trupit të gruas dhe si Qeveri kërkojnë dënim maksimal për personat që kanë kryer këtë krim.

“Si ministri e Drejtësisë kemi përgjegjësi koordinimin institucion në raport me rastet e dhunës në familje. Ne kemi themeluar grupin ndërministror dhe është funksional si asnjëherë më parë. Ne kemi nisur një fushatë për të raportuar dhunën në familje. Ne ishim edhe në protestë, kjo për të treguar se do të japim angazhimin tonë si Qeveri në adresimin e këtyre rasteve. Në si qeveri kërkojmë dënim maksimal për personat që kanë bërë këtë krim”, ka thënë ajo.

Haxhiu tutje ka thënë se kanë arritur ta finalizojnë draftin e kodit të procedurës penale.

“Gjykimi në mungesë do të lejohet për të gjitha veprat penale dhe askush nuk do të ketë mundësi t’i shmanget drejtësisë, personat që do të akuzohen për raste e korrupsionit etj do të suspendohen nga detyra”, ka thënë ajo. /Insajderi.=.com