Qeveria kërkon që të zhbllokohen llogaritë e Telekomit deri në tetor

Qeveria kërkon që të zhbllokohen llogaritë e Telekomit deri në tetor

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerim Kuçi, është deklaruar rreth gjendjes në Telekomin e Kosovës, pas bllokimit të llogarive bankare, për çka thotë se duke pasur parasysh që Telekomi ofron shërbime publike, janë detyruar që të marrin veprime në cilësinë e aksionarit.

Ai në komisionin për Ekonomi tha se pas një takimi që kanë pasur me Qeverinë, Telekomin dhe Dardafonin kanë kërkuar nga kjo e fundit për një marrëveshje që të paktën deri më 1 tetor ti zhbllokojë llogaritë bankare.

“Duke pasur parasysh që Telekomi ofron shërbime publike, në këtë situatë jemi detyruar të marrim veprime në cilësinë e aksionarët dhe veprimet nga ne janë takimi ke bordin e Telekomit ku bordi ka kërkuar ndihmën me gjykatën e apelit, takim kreditorin Dardafone”.

“Ne presim që të kemi marrëveshje për amortizimin apo shlyerjen e borxheve  dhe presim studim për alternativat e ardhshme të së ardhmes së Telekomit. Para privatizimit duhet të përmirësohet performanca”.

Kuçi mes tjerash ka thënë se janë në pritje të “Dardafone” për një përgjigje për zhbllokimin e mjeteve.

“Ne jemi në fazën e pritjes së Dardafone për një përgjigje për debllokimin e mjeteve. Ne në këtë fazë jemi duke gjetur mundësinë e debllokimit dhe që të kryej shërbime në raportet me qytetarët”.

“Deri sot kemi deklarata por daljen prej kësaj zgjedhje nuk. e kemi me shkrim nga Telkomi. Çështja e miqësia në raport me Dardafone parë është deklaratë politike dhe ndërmarrje dhe me dhanë raport për daljen nga kjo deklarata”. /Insajderi.com/