Qeveria e Kosovës ka kërkuar seancë të jashtëzakonshme për lejimin e Ushtrisë së Kosovës që të përfshihet në misione paqeruajtëse nëpër botë.
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka deklaruar se LDK e mbështetë këtë kërkesë të Ekzekutivit.
“Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës e mbështetë kërkesën e Qeverisë që Parlamenti të mbajë, sot, seancë të jashtëzakonshme, për lejimin e angazhimit të Ushtrisë së Kosovës në Misione Paqeruajtëse në kuadër të ushtrive më të fuqishme të botës”, tha Gashi.
“Jemi të bindur se secili ushtar i Kosovës do ta nderojë atdheun dhe flamurin tonë, dhe Kosovës do t’i kthehet faqebardhë”, përfundoi postimin në Facebook. /Insajderi.com