Qeveria: Kontingjenti i parë i barnave arriti të martën në Deçan

Qeveria: Kontingjenti i parë i barnave arriti të martën në Deçan

Në mungesë të Albin Kurtit, mbledhjen e Qeverisë është duke e udhëhequr Besnik Bislimi i cili tha se një kontingjent me barna veç ka arritur në Deçan.

Në këtë komunë po dyshohet se 1500 banorë janë helmuar nga uji.

Për këtë, zëvendëskryeministri i parë ka treguar për atë që Qeveria e ka bërë në lidhje me situatën në të cilën ndodhet Deçani.

“Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave i është ofruar me shërbime të furnizimit me ujë të pijshëm komunës së Deçanit dhe çdo gjë tjetër të nevojshme në fushën që mbulon agjencioni dhe vazhdon të jetë në dispozicion nëse kjo kërkohet nga Komuna e Deçanit”, ka thënë ai gjatë mbledhjes së Qeverisë.

Opozita e ka kritikuar Qeverinë për “mos-seriozitet” në rastin e Deçanit.

Më 11 korrik ishin raportuar helmimet e para, numri shkonte duke u rritur për çdo ditë. /Insajderi.com