Qeveria e Kosovës thotë se ministri në detyrë i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, ka kërkuar të dorëhiqet nga posti i tij.
Zëdhënësja e Qeverisë, Antigona Baxhaku, në një përgjigje për Gazetën Online Insajderi, ka thënë se dokumenti ka arritur në Qeveri.
Sipas Saj Kuçi ka kërkuar të dorëhiqet për arsye personale, ndërkohë që pritet të një përgjigje konkrete nga kryeministri Avdullah Hoti, se a do ta pranojë dorëheqjen e këtij ministri.
“Ka arritur letra në Qeveri. Ministri Kuçi ka kërkuar dorëheqjen e tij për arsye personale, ndërsa pritet që ndërkohë të merret vendimi nga kryeministri Hoti nëse do e lirojë nga detyra ose jo”, ka thënë Baxhaku për Insajderin.
Sipas raportimit të medieve vendore, ministri që vjen nga radhët e Aleancës për Ardhmëri të Kosovës, Blerim Kuçi, ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij, por që arsyet e kësaj dorëheqje ende nuk dihen. /Insajderi.com