Qeveria Kurti emëron edhe një zëvendësministre

Qeveria Kurti emëron edhe një zëvendësministre

Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti ka emëruar Liza Gashin në postin e zëvendësministres në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, njofton Insajderi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo, e cila në një postim në Twitter tha se emërimi i saj në këtë pozitë është bërë dy javë më parë.

“Para dy javësh, u emërova si zv.ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nga kryeministri Albin Kurti. E pranojë këtë mundësi me përulje dhe me mirënjohje. Do përqendrohem në çështjet e lidhura me diasporën dhe do e mbështes ministren Donika Gërvalla-Schëarz në çështje të politikës së jashtme”, ka shkruar ajo.

Liza Gashi kishte shërbyer në po këtë pozitë edhe në Qeverinë Kurti I./Insajderi.com