Albin Kurti dhe Isa Mustafa janë takur sot për të fundit herë para nënshkrimit të marrëveshjes, e cila sipas tyre do të ndodh të hënën.
:Në këtë takim u përmbyll 100% harmonizimi i programit qeverisës duke u pajtuar për të gjitha çështjet e hapura. Nga dy modalitetet e ndryshme për kabinetin qeverisës me 12 ministri, që i kishin ofruar ekipet punuese të dy subjekteve tona, Kurti dhe Mustafa u përcaktuan për versionin e parë”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan Insajderi.
Madje është bërë e ditur se të hënën do të dihen përfundimisht edhe emrat e atyre që do të udhëheqin ministritë.
“Në vijim do të përzgjidhen përgjegjësitë në qeverisjen e përbashkët, për çfarë u sqaruan pozicionet dhe kërkesat. Pra, u hap tema dhe u saktësua principi i zgjidhjes, e që përfundimisht do të përmbyllet të hënën me marrëveshje”./Insajderi.com