Qeveria liron disa mallra nga tatimi doganor

Qeveria liron disa mallra nga tatimi doganor

Kabineti qeveritar ka aprovuar propozim-vendimin për lirim nga tatimi doganor për mallrat me kodet 0101 deri në 0106.

Ministri i Financave, Bedri Hamza, tha se Kosova ka nevoje për import të kafshëve sepse ka mungesë.

“Kosova sipas analizave ka nevojë për import të kafshëve sepse ka mungesë dhe reformat fiskale shkojnë në këtë drejtim”, tha Hamza.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës sot ka marrë vendim për ndarjen e 390 mijë eurove për shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së.

Kryeministri Ramush Haradinaj, tha se 390 mijë euro u ndahen Shoqatave të dala nga Lufta e UÇK-së.

“Të aprovohet pjesërisht 390 mijë euro për shoqatën e veteranëve, këto mjete ndahen nga kategoria e mjeteve rezervë”, tha Haradinaj.