Qeveria Listës Serbe: Siç keni hyrë, edhe mund të dilni

Qeveria Listës Serbe: Siç keni hyrë, edhe mund të dilni

“Siç kanë hyrë mund munden edhe me dalë”, tha zëvendës-kryeministri, Besnik Tahiri, duke iu referuar Listës Serbe.

Gjithashtu, Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka kritikuar këtë listë për mospjesëmarrje nëpër seancat parlamentare.

Përveç kësaj ka pasur edhe zëra se Lista Serbe po planifikon daljen nga koaliconi.

Por zv-kryeministri gjatë një konference për media tha se nuk e di nëse kanë ndonjë arsye për ta bërë këtë, njofton Insajderi.

Ai madje shtoi se mes Listës Serbe e partive tjera të koalicionit nuk ka pasur ndonjë komunikim zyrtar mbi këtë çështje.

“Qeveria është duke e bërë punën e vet, ndërsa vendimi i partive politike gjithmonë është vendimi tyre, ashtu siç kanë hyrë munden edhe me dalë por nuk di që ka ndonjë arsye. Nuk ka pasur ndonjë komunikim me qeverinë dhe përderisa nuk ka pas nuk mundem me komentu ma shumë”, tha Tahiri. /Insajderi.com