Qeveria mban mbledhje sot në orën 16:00

Qeveria mban mbledhje sot në orën 16:00

Qeveria e Kosovës pritet të zhvillojë sot mbledhjen e saj të radhës, njofton Insajderi.

Sipas njoftimit të Qeverisë, kjo mbledhje do të mbahet nga ora 16:00.

Ndërkaq, detaje lidhur me agjenden e mbledhjes së ekzekutivit ende nuk janë bërë të ditura.

Mbledhja e fundit e kabinetit qeveritar u mbajt të dielën e 18 prillit, ku u vendos për lehtësimin e masave të vendosura 12 ditë më parë me qëllim të parandalimit të përhapjes së mëtutjeshme të pandemisë. /Insajderi.com