Qeveria me strategji kundër korrupsionit deri në vitin 2023

Qeveria me strategji kundër korrupsionit deri në vitin 2023

Qeveria e Kosovës ka miratuar në bledhjen e sotme strategjinë dhe planin e veprimit kundër korrupsionit 2021-2023, njofton Insajderi.

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri, ka paraqitur draft-strategjinë kundër korrupsionit, duke shtuar se përmban një qasje gjithëpërfshirëse.

“Ajo përmban veprime prioritare për luftimin e korrupsionit. Agjencia Kundër Korrupsionit rekomandohet të plotësojë këtë strategji në mënyrë që t’i përgjigjen sfidave”, ka thënë ai.

“Meqenëse korrupsioni është një fushë e gjerë kjo strategji do të plotësohet me strategjinë e sigurisë”, ka shtuar tutje Tahiri. /Insajderi.com