Qeveria me vendim për shtesat mujore të personelit shëndetësor gjatë përballjes me COVID-19

Qeveria me vendim për shtesat mujore të personelit shëndetësor gjatë përballjes me COVID-19

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për shtesa mujore për personelin shëndetësor, shkak i angazhimit shtesë gjatë muajit korrik  dhe angazhimit që do ta kenë gjatë muajit gusht në kushtet aktuale të përhapjes së Coronavirusit.

“Sot miratuam vendimin për shtesa mujore për personelin shëndetësor, për angazhim shtesë në muajt korrik dhe gusht dhe ekspozim të drejtpërdrejtë ndaj rrezikut në punë, gjatë përballjes”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Stafi mjekësor është shumë i ngarkuar pasi Coronavirusi ka marrë përmasa shqetësuese.

Rreth 600 persona janë të hospitalizuar nëpër spitalet e Kosovës si të infektuar me COVID-19. /Insajderi.com/