Qeveria merr vendim për kryeshefin e AUV-it

Qeveria merr vendim për kryeshefin e AUV-it

Naser Krasniqi do të jetë kryeshef i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës.

Ai është pasardhës i Valdet Gjinovcit. Kjo është vendosur në mbledhjen e radhës të Qeverisë së Kosovës.

Përveç vendimit për anëtar të Bordit, është miratuar edhe vendimi për emërimin e anëtarëve të Këshillit Shkencor të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, ku në vend të Imer Hazirit është emëruar Rreze Gecaj nga Fakulteti i Bujqërisë dhe Veterinarisë -FBV. /Insajderi.com