Qeveria merr vendim për rimbursimin e qytetarëve që kanë tërhequr 10% nga Trusti

Qeveria merr vendim për rimbursimin e qytetarëve që kanë tërhequr 10% nga Trusti

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e cila është duke u mbajtur ka marrë vendim për rimbursimin e personave, të cilët kanë tërhequr 10 për qind të kursimeve pensionale, shkruan Insajderi.

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka elaboruar propozim vendimin, dhe ka deklaruar se propozim vendimi rrjedh nga obligimi për rimëkëmbjen ekonomike.

Sipas tij, rimbursimi do të  fillojë  nga viti 2023 dhe do të vazhdojë vitet në vijëm.

“Propozim vendimi rrjedh nga obligimi për rimëkëmbjen ekonomike ku autorizohet Qeveria e Kosovës që në konsultim me Fondin e Kursimeve të Kosovës të përcaktojë metodologjinë dhe formulën e rimbursimit për personat të cilët i kanë tërhequr kursimet e tyre pensionale. Rrjedhimisht rimbursimi do të fillon nga viti 2023 dhe do të vazhdojë vitet në vijim” ka thënë ai.

Me shumicë të votave të kabinetit qeveritar është votuar vendimi për rimbursim./Insajderi.com