Rikthehen fluturimet

Qeveria merr vendim që të hapen linjat e transporti ajror

Qeveria merr vendim që të hapen linjat e transporti ajror

Në mbledhjen e kabinetet qeveritar me kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë, u aprovua kërkesa që të hapen linjat e transportit ajror, njofton Insajderi.

Në draft-vendim theksohet se rifillimi i transportit ajror dhe hapja e aeroportit ndërkombëtar “Adem Jashari”, bëhet vetëm për vijat e rregullta të domosdoshme që kthehen brenda ditës, me masa të shtuara të sigurisë dhe shëndetit. Udhëtarët që hyjnë në Kosovës, sipas këtij dokumenti, rekomandohen të kenë testin RT-PCR negativ, jo më të vjetër se 4 ditë.

Vendimi i qeverisë hynë në fuqi me datën 28 qershor. /Insajderi.com