Qeveria merr vendim që t’i mbrojë kontraktorët afganë që punojnë në NATO

Qeveria merr vendim që t’i mbrojë kontraktorët afganë që punojnë në NATO

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që t’u ofrojë mbrojtje kontraktorëve afganë që punojnë në NATO, duke përfshirë edhe familjet e tyre, njofton Insajderi.com.

Ky vendim është marrë në mbledhjen e 29-të të qeverisë, e mbajtur në formë elektronike, derisa është diskutuar për ofrimin e mbrojtjes së përkohshme dhe të menjëhershme për personat e rrezikuar nga konflikti i brendshëm në Afganistan.

“Në rast të nevojës e me qëllim të sigurisë kombëtare, ata do t’i nënshtrohen procesit të verifikimit nga institucionet relevante të sigurisë në Republikën e Kosovës. Ky vendim, në përjashtim të kategorisë së personave, të cilëve u ofrohet mbrojtje, korrespondon me pikat tjera të vendimit numër 01/26 të datës 16.8.2021”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Paraprakisht, me vendim të qeverisë, mbrojtje të përkohshme dhe të menjëhershme i është ofruar personave që janë në proces të aplikimit për Special Immigrant Visa (Vizave të Veçanta Imigruese) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe personave të kualifikuar nën grupin P2 (klasifikim i veçantë i përcaktuar nga Departamenti i Shtetit Amerikan si Prioriteti 2), përfshirë familjarët e këtyre dy grupeve. /Insajderi.com