Qeveria e Kosovës ka miratuar lehtësimin e masave të propozuara nga Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, njofton Insajderi.
Nga nesër, Gastronomia është e hapur deri në orën 22:00.
Kufizimi i lëvizjes do të vazhdojë, por tani nga ora 22:30 deri në 05:00.
Gastronomia dhe qendrat tregtare do të lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre në përputhje me udhëzuesin e përkohshëm për aplikimin a masave për parandalimin dhe luftimin e Covid-19.
Gjithashtu sipas këtyre masave të reja, mësimi në nivelin parauniversitar do të vazhdojë në mënyrë të rregullt në shkolla./Insajderi.com