Përhapja e madhe e coronavirusit ka detyruar Qeverinë Hoti për masa rigoroze.
Në mbledhjen e Qeverisë, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar për propozimin e masave të reja për shkak të përhapjes së coronavirusit.
Këto masa u miratuan nga kabineti qeveritar.
Zemaj ka thënë se duhet bërë edhe mbyllja e zyrave ku ka raste pozitive me COVID-19, dhe personat e kontaktit të vetizolohen për 14 ditë.
Poashtu do të ndalohen tubimet me më shumë se 50 persona. Këto masa u morën si shkak i numrit të madh të rasteve me COVID-19. /Insajderi.com/
Rekomandimet tjera:
Inspektoriatet sanitare dhe komunale të marrin masa në rast të mos rekomandimeve të IKSHPK-së
Bartja e maskave të jetë obligative
Punëonjësit dhe palët të mbajnë maska
Kontroll rigoroz të bartjes së masave në hyrje të secilit institucion
Ndalim i vizitave të famikjarëve te personat
Veprimtaritë tregtare dhe gastronomia janë të obliguar të bartin maska
Ceremonitë mortore të bëhen vetëm me rrethin e ngushtë familjare
Komunat të aktivizojne shtabet lokale
Zbatimi i masave shtesë të mbrojtjes për shtëpinë e ploeqve