Qeveria miraton masat e reja anti-COVID

Qeveria miraton masat e reja anti-COVID

Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja anti-COVID.

Për sa i përket organizimit të brendshëm vazhdojnë kufizime e njëjta.

Pra, ora policore do të jetë nga ora 00:00 e deri në ora 05:00 të mëngjesit.

Gjithashtu, gastronomia do të lejohet të punojë deri në ora 23:00.

Ambulanca për COVID-19

Njëjtë vlen edhe për maskat; duhet të mbahen në ambiente publike.

Në të njëjtën kohë edhe personat që hynë në Kosovë duhet të kenë certifikatën e vaksinimit, me dy doza.

Nëse e kanë vetëm një dozë – atëherë jo nuk duhet të jetë më e vjetër se katër javë dhe po ashtu nevojitet edhe testi PCR.

Nga 3 janari do të vazhdojë regjimi që për të hyrë në Kosovë duhet pasur dëshmitë e vaksinimit me dy doza.

Institucionet publike e private, si dhe subjektet tjera duhet mbajnë dezinfektues për duar dhe një sasi të maskave në vende të qasshme në hyrje të objektit si dhe në ambientet e brendshme.

Obligohen institucionet publike e private, si dhe subjektet tjera që në hyrje të çdo objekti të vendosin shenja të dukshme të rregullave të sjelljes për mbrojtje nga COVID-19, përfshirë shenjën e ndalimit të hyrjes   në  objekt   pa  maska,  respektimin   e  distancës.

Po ashtu obligohen edhe përgjegjësit e institucioneve publike e private dhe subjektet e tjera që të kryejnë dezinfektimin dhe ajrosjen e hapësirave të mbyllura.

Këto janë masat e plota të miratuara.