Qeveria miraton ndryshimin e Ligjit për ta hequr homologimin

Qeveria miraton ndryshimin e Ligjit për ta hequr homologimin

Qeveria e Kosovës gjatë mbledhjes së të premtes ka miratuar nismën legjislative të Projektligjit për Plotësim Ndryshimin e Ligjit për Automjete.

Kështu është bërë hapi i parë për heqjen e homologimit – një premtim gjatë fushatës zgjedhore i partisë tash në pushtet; Lëvizjes Vetëvendosje.

Kjo nismë është mbështetur nga të gjitha dikasteret ku lidhet çështja e homologimit.

Që të vazhdohet tutje duhet edhe miratimi nga Kuvendi i Kosovës. /Insajderi.com.