Qeveria miraton projekligjin ku mundësohet tërheqja 10% e trustit

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektlgjin për Rimëkëmbje Ekonomike.

Qeveria miraton projekligjin ku mundësohet tërheqja 10% e trustit

Qeveria e Kosovës ka votuar projektligjin për rimëkëmbje ekonomike COVID-19.

Ministrja e Financave dhe Transfereve, Hykmete Bajrami, ka prezantuar para kabinetit qeveritar projektligjin për rimëkëmbje ekonomike COVID-19.

Ministrja HykmeteBajrami, gjatë prezantimit të  saj tha se ky është një projektligj shumë i rëndësishëm për ekonominë e vendit në kohën kur Kosova po përballet me coronavirus.

Ideja për tërheqjen e 10% të kursimeve në Trust do të jetësohet katër muaj pas miratimit të projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.

Ligje të tjera priten ta plotësojnë këtë projektligj sipas Bajramit. /Insajderi.com/