Qeveria miraton projektligjin për Financimin e Subjekteve Politike

Qeveria miraton projektligjin për Financimin e Subjekteve Politike

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Finacimin e Subjekteve Politike, njofton Insajderi.

Ky projektligj u miratua në mbledhjen e sotme të ekzekutivit që ka filluar nga ora 11:00.

Zëvendëskryeministri, Driton Selmanaj duke arsyetuar këtë projektligj tha se me anë të tij parashihet të ketë kontroll më të madh dhe auditim të subjekteve politike.

Mbledhja e qeverisë është duke vazhduar ku po trajtohen një sërë çështjesh. /Insajderi.com