Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për formimin e Gjykatës Komerciale.
Ky projektligj është votuar nga të gjithë ministrat e pranishëm në mbledhjen e sotme të Qeverisë.
Paraprakisht ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se ministria i ka kushtuar vëmendje të veçantë Gjykatës Komerciale dhe ka hartuar projektligjin për këtë.
Sipas saj, trajtimi i lëndëve komerciale ka dëmtuar ambientin e të bërit biznes pasi që ka zgjatur me vite të tëra dhe ka lindur ideja për këtë që të formohet një gjykatë e tillë.
“Themelimi i gjykatës do të krijojë vende të reja të punës” ka thënë ajo.
Shqyrtimi i këtij projektligji ishte një ndër 28 pikat e rendit të ditës në këtë mbledhje të kabinetit qeveritar. /Insajderi.com