Qeveria miraton shtesa mujore prej 300 eurosh për punëtorët e shëndetësisë

Qeveria miraton shtesa mujore prej 300 eurosh për punëtorët e shëndetësisë

Qeveria e Kosovës ka aprovuar propozim-vendimin e shtesave mujore për personelin shëndetësor për angazhim shtesë për muajin korrik dhe gusht të vitit 2020 prej 300 eurosh, njofton Insajderi.

Shtesat janë për ekspozim të drejtpërdrejt rrezikut të infektimit në punën e tyre gjatë trajtimit të pacientëve lidhur me virusin Covid-19.

Ministrja Hykmete Bajrami, po ashtu ka arsyetuar para kabinetit qeveritar, propozim-vendimin për hartimin e Programit për Reforma Ekonomike 2021-2023, që mori mbështetjen e Qeverisë.

Edhe nesër pritet të ketë mbledhje të Qeverisë me pika të tjera të rendit të ditës, një ndër to edhe një propozim i ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica për çështje të pensionisteve./Insajderi.com