
Qeveria në detyrë e Kosovës, e udhëhequr nga kryeministri Avdullah Hoti, ka mohuar raportimet se pritet të shkarkojë nga detyra zëvendëskryeministrin dhe ministrin në detyrë të Pushtetit Lokal, Goran Rakiç, ministrin në detyrë të Drejtësisë, Selim Selimin dhe ministrin në detyrë për Kthim dhe Komunitete, Dalibor Jevtiq.
E kontaktuar nga Gazeta Online Insajderi, zëdhënësja për media në Zyrën e Kryeministrit, Antigona Baxhaku, ka deklaruar se raportimi në media është i pavërtetë.
“Nuk është i vërtetë lajmi për shkarkimin e zëvendëskryeministrit dhe ministrave, edhe ashtu jemi qeveri në detyrë”, ka thënë Baxhaku.
Ndërkohë, në media të mërkurën është raportuar se përveç Rakiçit, Selimit dhe Jevtiçit, priten edhe shkarkime të tjera nga kryeministri Avdullah Hoti./Insajderi.com