Hiqe asfaltin, paguaj paratë

Qeveria mund t’i ndajë 170 eurot e punëtorëve edhe pa u rishikuar buxheti, sipas Hekuran Muratit

"Nëse dëshiron (Qeveria|) t’i kryejë pagesat e pakos emergjente ta shkurton asfaltin”

Qeveria mund t’i ndajë 170 eurot e punëtorëve edhe pa u rishikuar buxheti, sipas Hekuran Muratit

Pagat prej 170 euro që po i presin qytetarët e Kosovës kanë mbetur pa u ekzekutuar për shkak se ende nuk është rishikuar buxheti, por deputeti i Vetëvendosjes, Hekuran Murati, ka thënë se për t’u shpërndarë këto para s’ka nevojë për rishikim buxheti, njofton Insajderi.

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka deklaruar se pa rishikim nuk mund t’i kryejnë këto pagesa, por Murati, që është edhe kryetari i Komisionit për Financa dhe Transfere në Kuvend, pohon se lëvizjet brenda kodeve buxhetore janë të mundshme edhe pa qenë të buxhetuara qysh në fillim.

“Mundësitë çdo herë janë, sepse Ligji për menaxhimin e financave publike e parasheh edhe transformimin e mjeteve deri në 25 për qind kurdo që ka nevojë. Pra, ka mundësi të ndryshme, në mënyrë që të bëhen lëvizje brenda kodeve buxhetore edhe pa qenë të buxhetuara qysh në fillim. Por, kjo është çështje e vullnetit dhe prioritetit të kategorive. Tash nëse dëshiron t’i kryejnë pagesat e pakos emergjente shkurton asfaltin”, ka shpjeguar Murati.

Gjithsesi, sipas tij, qeveria nuk do ta bëjë këtë, sepse i mungon vullneti politik.

“Kjo qeveri ka vendosur mos të shkurtojnë asfaltin, t’i vazhdojnë projektet ashtu qysh janë. Kurse, e kemi parë që në javën e parë kur kanë shpallur tenderë për 200 milionë euro asfalt dhe kështu kanë prioritet asfaltin”./Insajderi.com