Qeveria ndan 1 milion euro për komunën që u përball me vërshime vitin e kaluar

Qeveria ndan 1 milion euro për komunën që u përball me vërshime vitin e kaluar

Komunës së Rahovecit i janë ndarë 1 milion euro për kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga breshri dhe vërshimet në vitin 2018.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se edhe pse kanë kërkuar me shumë, për momentin vetëm për 1 milionë euro Qeveria ka mundësi t’i ndaj.

“Në bazë të rrethanave 1 milionë euro propozoj të ndahen nga kategoria e shpenzimeve rezervë”, tha Haradinaj.