Qeveria ndan tre milionë euro për punëtorët e arsimit

Qeveria ndan tre milionë euro për punëtorët e arsimit

Qeveria në detyrë e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot (e enjte) ka marrë vendim për ndarjen e tre milionë eurove për punëtorët e sektorit të arsimit, njofton insajderi.

Ministrja në detyrë e Financave, Hykmete Bajrami, ka thënë se këto mjete financiare janë nga pesë milionëshi i ndarë nga Fondi për Rimëkëmbje Ekonomike.

“Paraqes propozim-vendimin për ndarjen e mjeteve për disa organizata buxhetore për të ndarë shtesa për muajin shkurt dhe mars për disa kategori. Tre milionë euro ndahen nga pesë milionëshi që e kemi ndarë nga Fondi për Rimëkëmbjen Ekonomike te Ministria e Arsimit për mbarëvajtjen e vitit shkollor. Kjo është shtesa e parë e cila do të paguhet në muajin shkurt. Kjo përfshin të gjithë personelin që janë të angazhuar në arsimin primar dhe sekondar”, ka thënë Bajrami.

Bajrami ndër të tjera ka shtuar se për muajt shkurt dhe mars për zyrtarët policorë do të ndahen 700 mijë euro, për zjarrfikësit 180 mijë euro, punëtorët në qendra sociale 78 mijë euro, profesionistët shëndetësorë 100 mijë euro, punëtorët teknikë për shërbimin e pastrimit dhe sigurimin e institucioneve shëndetësore 160 mijë euro./Insajderi.com