Qeveria në pritje të kërkesës nga Serbia për lehtësimin e mbledhjes së votave

Qeveria në pritje të kërkesës nga Serbia për lehtësimin e mbledhjes së votave

Qeveria e Kosovës është duke pritur nga Qeveria e Serbisë të dërgojë një kërkesë në adresë të saj ku do të kërkohet ndihma e tyre për mbledhjen e votave në zgjedhjet e prillit.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka deklaruar se Serbia gabimisht kishte menduar se procesi i zgjedhjeve mund të organizohet edhe në Kosovë pa kontaktuar me Qeverinë e Kosovës.

Thotë se autoritetet serbe kanë pranuar që të dorëzojnë kërkesën e tyre në Zyrën Ndërlidhëse të Serbisë në Prishtinë.

Thotë se votimi i serbëve në Kosovë për zgjedhjet parlamentare në Serbi do të ndodh duke respektuar Kushtetutën e Kosovës.

“Beogradi ka pranuar të përdorë zyrë ne ndërlidhjes për të dërguar një kërkesë të tillë. Në rast se ka një marrëveshje ajo duhet të ruhet.  Ne duam të sigurohemi që të mos kufizojmë kurrë votën e qytetarëve në këto zgjedhje. Zgjedhjet duhet të mbahen në kuadër të Kushtetutës së Kosovës duke respektuar sovranitetin e vendit. Ne kemi qenë në kontakt edhe me vendet e Kuintit dhe kemi kërkuar që marrëveshje të garantojë integritetin dhe sovranitetin dhe lehtësimi i mbledhjes së votave do të jetë”, ka thënë ai për KoSSev