Qeveria nënshkruan memorandum me Mbretërinë e Bashkuar

Qeveria nënshkruan memorandum me Mbretërinë e Bashkuar

Është nënshkruar një memorandum mirëkuptimi në mes Qeverisë së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, njofton Insajderi.

Nënshkrimi i memorandum mirëkuptimit u nënshkrua nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovës, Nicholas Abbott.

Nëpërmjet këtij memorandumi Hoti thotë se Britania e Madhe do të ofroj mbështete për Këshillim e Ekspertëve dhe Zyrën e Kryeministri në procesin e dialogut me Serbinë, proces ky që do të ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

“Qeveria e Britanisë së Madhe vazhdon mbështetjen për institucionet e Kosovës. Sot, bashkë me ambasadorin Nicholas Abbott, nënshkruam një Memorandum Mirëkuptimi, me të cilin Mbretëria e Bashkuar do të ofroj mbështetje për Këshillin e Ekspertëve dhe Zyrën time, në procesin e dialogut me Serbinë, proces ky i cili po ndërmjetësohet nga BE-ja”, tha Hoti. /Insajderi.com