Qeveria nuk lejon autostradë serbe në veri

Qeveria nuk lejon autostradë serbe në veri

Qeveria e Kosovës nuk do të lejojë të nisin punimet në autostradën që është paralajmëruar nga shteti serb të nis në veri të Kosovës, njofton Insajderi.

Ndonëse presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, tha se në një periudhë të shkurtë kohore nis shtrimi modern e masiv siç e quan ai i magjistrales Mitrovicë-Jarinjë që shtrihet në tokën e Kosovës, një refuzim ndaj këtij plani të enjten erdhi nga Zyra e Kryeministrit.

“Rruga Jarinjë-Mitrovicë është rrugë rajonale në Republikën e Kosovës.Përkujdesja ndaj saj është përgjegjësi e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Sikurse edhe të gjitha rrugët tjera rajonale brenda territorit të Republikës. Ne tashmë jemi në proces të vlerësimit të gjendjes aktuale dhe nevojës potenciale për investime në atë rrugë. Deklarimet e tilla nga Qeveria e Serbisë janë të pamatura, dhe çdo veprim eventual në këtë drejtim është i papranueshëm për Republikën e Kosovës” thuhet në njoftimin e tyre për KK.

“Drejtori i kompanisë”Rrugët e Serbisë” ka marr urdhrin dhe paratë janë siguruar. Punimet nisin brenda muajit.Magjistralja Jarinjë-Mitrovicë është e madhe dhe fortë e rëndësishme për lidhjen e serbëve të Kosovës. Aq më shumë për ata që jetojnë në Komunat, nga Mitrovica, në Vushtrri, Obiliq e deri në Prishtinë”ka thënë Vuciq para gazetarëve. /Insajderi.com