Qeveria përshëndet vendimin për lirimin e Haradinajt

Qeveria përshëndet vendimin për lirimin e Haradinajt

Qeveria e Kosovës përmes një komunikate ka përshëndetur vendimin e Gjykatës në Colmar, për lirimin e Ramush Haradinaj.

“Qeveria e Republikës së Kosovës përshëndet vendimin e autoriteteve gjyqësore franceze për lirimin e ish-kryeministrit të Kosovës, kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj”.

Qeveria ka “vlerësuar se fletarrestet serbe mbi bazën e të cilave është ndaluar z. Haradinaj janë të paligjshme dhe të padrejta, Qeveria e Kosovës konsideron se vendimi i Gjykatës Franceze është konfirmim se e drejta është në anën e z.Haradinaj dhe se fletarrestet serbe kundër tij dhe luftëtarëve tjerë të UÇK-së janë politike dhe kanë synime të ulëta”, thuhet në komunikatën drejtuar mediave.

“Duke përgëzuar qytetarët e Kosovës për këtë fitore të drejtësisë mbi përpjekjet manipuluese të shtetit serb, Qeveria e Kosovës shpreh përkushtimin e saj të mëtejshëm për të bërë çdo përpjekje për të pamundësuar forma të tilla të keqpërdorimit të drejtësisë nga ana e Serbisë, në të ardhmen”, përfundon komunikatën qeveria e Kosovës.

Ramush Haradinaj është ndaluar në Francë me 4 janar nga një urdhër arrest të lëshuar nga shteti i Serbisë. /Injsaderi.com