Qeveria po e shqyrton largimin e orës policore

Qeveria po e shqyrton largimin e orës policore

Qeveria e Kosovës është duke e diskutuar mundësinë që të tërhiqet ora policore, studentët të kthehen në universitete e gastronomia të punojë deri në ora 22:00.

Këtë e konfirmoi për Gazetën Online Insajderi, zëdhënësja e zëdhënësja e Qeverisë në detyrë, Antigona Bazhaku.

Ajo tha se vendimi është duke u shqyrtuar pas propozimit, por mbledhja nuk ka përfunduar.

“Mbledhja është virtuale gjysma e kabinetit është pajtuar me propozimin”, tha ajo.

Për shkak të pandemisë COVID-19, Qeveria e Kosovë kishte marrë masa kufizuese. /Insajderi.com