Qeveria procedon në Kuvend vazhdimin e mandatit të EULEX’it

Qeveria procedon në Kuvend vazhdimin e mandatit të EULEX’it

Qeveria e Kosovës ka proceduar në propozimin për miratimin e vazhdimit të mandatit të EULEX’it edhe për dy vitet e ardhshme.

Kjo u bë në mbledhjen urgjente të Qeverisë që nisi pak pas orës 18:00, me propozim të Ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi, sipas Express-it.

Qeveria, tash i hap rrugë Kuvendit që të thirrë seancë apo ta fusë në rend të ditës për të enjten miratimin e vazhdimit të mandatit të EULEX’it.

Për tu miratuar miratuar dy vite tjera mandat për këtë mision ndërkombëtarë do të duhen votat e 2/3 të deputetëve të Kuvendi të Kosovës./Insajderi.com