Qeveria shkarkon bordet e emëruara nga Kurti dhe emëron bordet e reja

Qeveria shkarkon bordet e emëruara nga Kurti dhe emëron bordet e reja

Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e saj të 19, me kërkesë të kryeministrit, Avdullah Hoti, ka mbajtur mbledhjen korresponduese (mbledhje elektronike, për shkak se kryeministri është i infektuar me COVID-19). Në këtë mbledhje u shkarkuan bordet e përkohshme të emëruara gjatë Qeverisë Kurti.

Pika e parë që mori miratimin e Qeverisë së Kosovës ishte vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të Qeverisë nr. 13/15 të datës 22 korrik 2020, për themelimin e Komitetit Ndërministror për përzgjedhjen e projektit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Qeveria e Kosova ka marrë vendim pastaj që të shkarkohen bordet e përkohshme të emëruara nga Qeveria Kurti, njofton Insajderi.

U shkarkuan bordet e Ndërmarrjes Publike, Kompania Rajonale e Ujësjellësit KRU “Prishtina” Sh. A.; Ndërmarrjes Publike Qendrore NPH “Ibër – Lepenc” Sh. A.; Ndërmarrjes Publike “Korporata Elektroenergjetike e Kosovës – KEK” Sh. A. dhe Ndërmarrjes Publike KRU “Hidroregjioni Jugor”, Prizren Sh. A.

Qeveria ka emëruar Bordet e Përkohshme të këtyre katër Ndërmarrjeve Publike.

Bordi i Përkohshëm i NP, KRU “Prishtina”.

1.1 – Labinot Dedushi, Kryesues, Drejtor;

1.2 – Agim Miftari, Drejtor;

1.3 – Arlind Haziri, Drejtor;

1.4 – Linda Spahiu, Drejtore.

  1. Bordi i Përkohshëm i NPH “Ibër Lepenc” Sh. A..

2.1 – Marigona Hamdija, Kryesuese, Drejtore;

2.2 – Aferdita Llumnica, Drejtore;

2.3 – Enver Rrustemi, Drejtor;

2.4 – Dejan Radojkovi, Drejtor.

  1. Bordi i Përkohshëm i NP “Korporata Elektroenergjetike e Kosovës – KEK” Sh. A.

3.1 – Hysen Fazliu, Kryesues, Drejtor;

3.2 – Egzon Berisha, Drejtor;

3.3 – Petrit Ibraj, Drejtor;

3.4 – Fatime Grajcevci, Drejtore.

  1. Bordi i Përkohshëm i NP Kompania Rajonale e Ujësjellësit – KRU “Hidroregjioni Jugor” Prizren Sh. A.

4.1 – Zambeze Guraziu, Kryesuese, Drejtore;

4.2 – Edmond Hoxha, Drejtor;

4.3 – Mirzet Dzogovic, Drejtor;

4.4 – Agron Shala, Drejtor. /Insajderi.com/