
Qeveria e Kosovës ka shkarkuar dy nga katër anëtarët e Bordit të Përkohshëm të Korporatës Energjetike të Kosovës, njofton Insajderi
Sipas burimeve të KOHA, nga ky bord janë shkarkuar kryesuesi Hysen Fazliu, e drejtori Egzon Berisha.
Fazliu është zëvendësuar nga Musa Misini, kurse Berisha nga Fadil Hoxha.
Musa Misini, ka qenë kandidat i LDK-së për deputet të Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet e vitit 2014.
Ky vendim është marrë në mbledhjen e ekzekutivit e cila është thirrur për në orën 13:00, derisa mundësia e votimit për shkarkimin e bordit të mëparshëm e emërimin e atij të riut përfundon në orën 17:00./Insajderi.com