Me qëllim të mbikëqyrjes më të mirë të Parkut Kombëtar të Sharrit dhe Bjeshkëve të Nemuna, Qeveria e Kosovës sot ka miratuar në pako 18 propozim-vendime që pritet të rrisin kujdesin ndaj këtyre pasurive kombëtare.
Vendimi është marrë sot në mbledhjen e qeverisë.
Viteve të fundit është raportuar shpesh për prerje ilegale të drurëve nëpër malet e Kosovës. Kjo shihet si një nga dëmtuesit më të mëdhenj të natyrës.
Parku Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” – përfshinë sipërfaqen prej 62.488 ha. dhe shtrihet në territorin e komunave: Gjakovë, Junik, Deçan, Pejë dhe Istog ndërsa Parku Kombetar “Sharri” shtrihet në 53.469 hektarë. Parku nacional i Sharrit është parku i parë kombëtar i shpallur në vitin 1986 nga Kuvendi i Kosovës
Po ashtu, qeveria ka ndarë 9700 euro për të sëmurën me kancer Shpresa Zyberaj. Sic njofton Klan Kosova, ky propozim për ndarjen e këtyre mjeteve erdhi nga zëvendëskryeministri dhe njëherit ministri i Kulturës, Kujtim Shala/Insajderi
/Insajderi