
Qeveria e Kosovës do ta prezantojë të hënën në Kuvend programin qeverisës 2021-2025, njofton Insajderi.
Seanca e Kuvendit të Kosovës për këtë çështje fillon nga ora 10:00.
Javën e kaluar, Ekzekutivi publikoi programin në të cilën do të bazohet për qeverisje.
Programi prej opozitës është cilësuar si “sipërfaqësor”.
Qeveria Kurti është afër që t’i mbush dy muaj në drejtimin e vendit.
Opozita i ka kritikuar ata për “vonim të programit qeverisës”. /Insajderi.com