
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar propozim-vendimin për themelimin e Këshillit të Turizmit të Kosovës, i cili do të udhëhiqet nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe do të bashkëpunojë me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, si dhe me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Këshilli ka për qëllim rritjen e numrit te turistëve në Kosovë, zhvillimin e turizmit dhe promovimin e tij, raporton Ekonomia Online.
Valbone Dushi do të jetë kryesuese e Këshillit nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.