Qeveria themelon një grup për projektin e kompleksit memorial Adem Jashari

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektin e kompleksit memoral.

Qeveria themelon një grup për projektin e kompleksit memorial Adem Jashari

Qeveria e Kosovës ka votuar për themelimin e Komitit ndërministror në përzgjedhjen e projektit për kompleksin Adem Jashari.

Zv-kryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj e ka bërë këtë propozim

“Shqyrtimi i propozim vendimit, për përzgjedhjen e projektit për kompleksin memorial Adem Jashari në Prekaz. Zyra e kryeministrit për kompleksin memorial propozon që të themelohet Komiteti Ndërministror për përzgjedhjen e projektit në këtë përbërje: Kryesues: Besnik Tahiri, anëtar, ministrja e Kulturës ose zv.ministri, Ministri i Tregtisë, Infrastrukturës, përfaqësues nga familja Jashari, drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e komplekseve memoriale, drejtori i muzeut, drejtori i institutit të historisë, drejtori i institutit albanologjik, Bekim Jashari kryetar i Skenderajt, përfaqësues nga shoqata e arkitektëve dhe nga organizata e veteranëve”, ka thënë ai.

Zv.kryeministri i parë, Besnik Tahiri ka kërkuar që në grup të jenë anëtarë vetëm ministrat, derisa, ka kërkuar që nesër në ora 14:00 të bëhet konstituimi i grupit. /Insajderi.com/