Qeveria ua zbret shtesat pensionistëve, do të marrin 20 euro më pak

Qeveria ua zbret shtesat pensionistëve, do të marrin 20 euro më pak

Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti, në mbledhjen e mbajtur sot (e mërkurë) ka marrë vendim për uljen e shtesave të pensioneve për 20 euro në krahasim me tre muajt e fundit.

Pensionistët në Kosovë për tre muaj rresht, me vendim të Qeverisë së udhëhequr nga Avdullah Hoti, kanë marrë 30 euro shtesë mbi pensionin bazë.

Por, tani e tutje përfituesit e skemës së pensioneve do të marrin vetëm 10 euro shtesa mbi pensionin bazë nën vlerën prej 100 eurove.

Kurti, gjatë dy fushatave të fundit elektorale, ka vënë theks tek përmirësimi i skemave sociale. Ka premtuar rritjen e pensioneve dhe kategorive të tjera përfituese nga skemat sociale të ekzekutivit. Para se të bëhej kryeministër, Kurti kishte premtuar dyfishimin e pensioneve minimale./Insajderi.com