Qeveria vendos për ndryshimin e marrëveshjes për eliminimin e tatimit të dyfishtë me Shqipërinë

Qeveria vendos për ndryshimin e marrëveshjes për eliminimin e tatimit të dyfishtë me Shqipërinë

Qeveria e Kosovës ka marrë vendimin për ndryshimin e “marrëveshjes për eliminimin e tatimit të dyfishtë për parandalimin e evazionit fiskal lidhur me tatimin në të hyra dhe kapital” me Qeverinë e Shqipërisë, njofton Insajderi.

Këtë e ka bërë të ditur Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, e cila tha se edhe pse ekziston një marrëveshje e tillë, gjatë zbatimit ka pasur ngecje. Prandaj edhe ka kërkuar rishikimin e saj në mënyrë që kur të mbahet mbledhje e dy qeverive, ndryshimet të jenë gati.

Ajo ka njoftuar se deri më tani janë nënshkruar 16 marrëveshje me shtet të ndryshme sa i përket eliminimit të tatimit të dyfishtë.

“…16 marrëveshje për eliminimin tatimin e dyfishtë. Gjatë zbatimit të marrëveshjes ka pasur ngecje. Në fund të shatorit është edhe mbledhja e dy qeverive”.

“…kërkojë që të aprovohet kjo nisëm që të kemi një marrëveshje për këtë çështje”, ka thënë Bajrami. /Insajderi.com