Albin Kurti dhe Isa Mustafa janë takuar sot për të fundit herë para nënshkrimit të marrëveshjes finale që pritet të bëhet të hënën.
Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se tashmë janë marrë vesh për të gjitha hollësitë madje edhe për numrin e ministrive, shkruan Insajderi.
Pas këtij njoftimi Nisma e Fatmir Limajt dhe AKR e Behgjet Pacollit do të mbesin përfundimisht jashtë qeverisë së Albin Kurtit.
Madje zyrtarë nga të dyja partitë kanë bërë më dije – se deri tash nuk kanë marrë asnjë ofertë për të qenë pjesë e qeverisë së ardhshme, shkruan Insajderi.
Duket se Nismës dhe AKR-ës do të ju mjaftojë kalimi i pragut dhe prezenca e tyre me gjashtë deputetët në Kuvend.
Lexo edhe:
Qeveria Kurti – ja kur do të bëhen publik emrat e ministrave
Shiko edhe promon e re të Indoks: