Qeveria voton nesër për masat e reja anti-Covid

Qeveria voton nesër për masat e reja anti-Covid

Mbledhja e Qeverisë për të diskutuar rreth masave të reja filloi rreth tri orë me vonesë dhe do të vazhdojë edhe të enjten.

Votimi për masat e reja që u prezantuan nga kryeministri Hoti dhe një pjesë e kabinetit në konferencë sot po vazhdon ende meqë mbledhja është duke u mbajtur në mënyrë elektronike, njofton Insajderi.

Antigona Baxhaku, drejtoreshë për informim në Zyrën e Kryeminsitrit, tha për klankosova.tv se nesër do të njoftohet nëse është votuar plani pa ndonjë ndryshim.

“Votimi vazhdon deri nesër, pasi që është online. Nesër ju njoftojmë nëse ka pas ndryshime apo është votuar plani pa asnjë ndryshim. Deri tash nuk ka propozime për ndryshime”./Insajderi.com