Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Shitjen e Banesave për të cilat ekziston e drejta banesore, njofton Insajderi.
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Muharrem Nitaj, ka propozuar para Qeverisë zgjatjen e afatit për shitjen e banesave që ekziston e drejta banesore.
Nitaj tha se me ligjin ekzistues për aplikimi për privatizimin e banesave ka skaduar më 25 mars 2015, por që gjendja aktuale e shitjes së banesave për të cilat ekziston e drejta banesore është ende e papërfunduar dhe se bazuar në raportet e komisioneve për zbatimin e këtij procesi.
“Me Ligjin ekzistues afati për aplikimin e banesave ka skaduar në vitin 2015. që të zgjatet afati për shitjen e këtyre banesave deri në vitin 2023”, tha Nitaj.
“Ky ndryshim ka kaluar nëpër të gjitha komisionet, por për shkak rrëzimit të qeverisë është kthyer në pikën zero”, përfundoi ai. /Insajderi.com