Qeveria e Kosovës miraton koncept-dokumentin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

Qeveria e Kosovës miraton koncept-dokumentin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

Qeveria e Kosovës, ka miratuar koncept-dokumentin për konfiskimin e pasurisë të fituar në mënyrë të pajustifikueshme.

Të gjithë ministrat e pranishëm ishin pro që të votohet ky draft, asnjë abstenim dhe asnjë votë kundër.

“Ministria e Drejtësisë ka iniciuar koncept dokumentin për pasurinë e fituar në mënyrë të pajustifikueshme, mangësitë dhe problemet që ekzistojnë në këtë fushë. MD pas miratimit të këtij koncept-dokumenti do të hartojë projektligjin që do të përmbajë rregullimin e koncepteve për hetimin e pasurisë së pajustifikueshme që ju takon personave të dyshuar”, tha ministrja Albulena Haxhiu gjatë prezantimit të këtij drafi.

Para që të hidhej në votim ky draft koncept-dokument, kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti, tha se janë tri opsione.

“Draft koncept dokumenti trajton tri opsione kryesore, status quo-në pa asnjë ndryshim, përmirësimi i zbatimit të krijimit ligjore pa ndryshime legjislative, opsion që ka adresuar probleme po e ka të pamundur që të ofrojë bazë të re ligjore, dhe së fundmi hartimi i ligjit të ri për konfiskimin e pasurisë. Pas analizës së bërë, opsioni për miratimin e ligjit vlerësohet se më i përshtatshëm për t’i adresuar problematikat e identifikuara”, ka thënë ai