Vrojtimi i PDK-së

“Qeverisja e Kurtit kaos total”

Ganimete Musliu: Gjithçka që bëri (Kurti) e bëri më keq se ne, duke futur militantë dhe duke shkatërruar struktura.

“Qeverisja e Kurtit kaos total”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, nuk ka arritur ta përmend asnjë punë të mirë që e ka bërë qeveria e Albin Kurtit.

Sipas saj, Kurtit nuk mund t’i gjendet një veprim i vetëm i cili ka rezultuar në diçka të mirë.

Për më tepër, gjatë intervistës së saj në emisionin “Speciale” në Klan Kosova, Musliu deklaroi se qeverisja e Kurtit ishte një “kaos total”, njofton Insajderi.

“Gjithçka që bëri (Kurti) e bëri më keq se ne, duke futur militantë dhe duke shkatërruar struktura. Nëse më pyet dikush, unë nuk pajtohem se ka bërë diçka mirë ai. Nuk mund ta them një punë që e ka bërë mirë”, pohoi deputetja.

“Punën më të keqe të mundshme që e ka bërë është shkordinim total të ambasadave. Ne ende kemi qytetarë që kanë mbetur jashtë kufijve, Këtu ka shkaktuar kaos total që vështirë do të mund ta riparojë kush”./Insajderi.com