Administrata Tatimore e Kosovës, ka njoftuar se 953 biznese kanë aplikuar që të ju falen obligimet tatimore.
Vlera e gjobave kalon me më shumë se katër milionë, njofton Insajderi.
“Të drejtë për të përfituar nga kjo masë kanë të gjithë personat fizikë dhe juridikë, të cilët kanë obligime tatimore të papaguara ndaj ATK-së, për të gjitha periudhat dhe llojet e tatimeve/kontributeve, mund të përfitojnë nga falja e ndëshkimeve, me kusht që të njëjtit, të kryejnë pagesën e plotë të tatimit bazë dhe interesit deri më 30 qershor 2021”, thuhet në njoftim.
ATK iu ka bërë thirrje gjithë tatimpaguesve të cilën kanë obligime të pa kryera, ta shfrytëzojnë këtë mundësi, pasi që pas datës 30 qershor.
Nëse nuk paguhen atëherë ATK është e obliguar të veprojë sipas të gjitha dispozitave që janë të parapara në Legjislacionin Tatimor. /Insajderi.com