
Më shumë se 600 fluturime janë anuluar në Urumqi, kryeqytetin e provinces kineze, Xinjiang, pasi janë konfirmuar raste me COVID-19, njofton Insajderi.
Një vajzë 24 vjeçare ka testuar pozitiv të martën, pasi ka shfaqur simptoma. Tri nga kontaktet e saj të afërta, testuan pozitivë gjithashtu – ata ishin a-simptomatik.
Nga e premtja, një numër kompanish ajrore po u kërkojnë të gjithë pasagjerëve që të kenë teste negative të cilat janë bërë më së largu në shtatë ditët e fundit, në mënyrë që të mund të sigurojnë biletë.
Gjithashtu, pasagjerët duhet të tregojnë një “i sigurt për të udhëtuar” – kod shëndetësorë, në një app në telefon, i cili identifikon ata që potencialisht e bartin virusin.
Qyteti i Uruqi-it, pas rasteve të para ka ndaluar edhe udhëtimin e me metro dhe mjete të tjera për transport masiv./Insajderi.com